Vushtrria shënon Ditën e Dëshmorëve, nderohen me prezencën e pjesëtarëve të FSK-së

Aktuale

Vushtrria shënon Ditën e Dëshmorëve, nderohen me prezencën e pjesëtarëve të FSK-së

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 12:54
Vushtrri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i shoqëruar nga kabineti i tij kanë bërë homazhe për nder të 1 Shtatorit, Ditës së Dëshmorëve të këtij qyteti.

Idrizi u shpreh mirënjohës dhe Ditën e Dëshmorëve, ai e quajti ditë  të madhe dhe të veçantë. Tutje ai tha se sipërfaqja e kompleksit është e vogël, krahasuar me numrin e pjesëmarrësve në këtë ceremoni.

”Është një ditë e madhe dhe një ditë e veçantë, siç po e shihni këtu jemi bashkë me familjarët e dëshmorëve, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me nderin e pjesëtarëve të FSK-së që bëjnë roje nderi këtu në këtë kompleks që për nga sipërfaqja është i madh por duket i vogël për t’i zënë të gjithë këta qytetarë të cilët kanë ardhur për të bërë homazhe për të përkujtuar”.

”Këta të cilët ranë për ta çliruar Kosovën, që ne sot të jemi të lirë, që institucionet tona të funksionojnë, që populli ynë të frymojë lirshëm, andaj nuk mund të gjejë fjalë për të përshkruar ndjenjën dhe për të shprehur respektin dhe falënderimin për dëshmorët e kombit të cilët dhanë jetën për ta çliruar Kosovën”, tha Idrizi.

Krahas dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve e UÇK-së, Idrizi nuk la pa përmendur familjarët e tyre për të cilët shprehu mirënjohje të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat