Deputetja e PDK-së i reagon Vjosa Osmanit: Vendimi i Qeverisë, dëmtoi mijëra familje

Aktuale

Deputetja e PDK-së i reagon Vjosa Osmanit: Vendimi i Qeverisë, dëmtoi mijëra familje

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 14:24
Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike Blerta Deliu i ka reaguar presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, e cila më herët uroi 1 shtatorin.

Deliu ka shkruar se e ‘dinë’ të gjithë që arsimi s`ka të bëjë vetëm me libra duke komentuar kështu deklaratën e Osmanit, e ku ka përmendur këtë edhe vendimin e Qeverisë për blerjen e librave.

Reagimi i plotë:

Presidentja Osmani po thotë që arsimi s’ka të bëjë vetëm me libra. Po, e dijmë presidente. Ka të bëjë edhe me socializim, fillime e ëndrra të reja. Gjithsesi, kjo nuk e minimizon dëmin që po u bëhet mijëra fëmijëve e familjeve në mungesë të librave të cilat nuk arriti t’i siguroj kjo Qeveri

Sot, krahas fillimit të vitit të ri shkollor, nëpër shkolla tona, fatkeqësisht, po fillon edhe pabarazia. Posaçërisht tek fëmijët dhe familjet që janë më të cënuara ekonomikisht. Dhe, për çka? Në emër të çmimeve më të lira, sot, Qeveria po paguan rreth 2 milionë euro më shumë si subvencione.

Gjithsesi, urime të gjithë fëmijëve, prindërve e mësimdhënësve ky vit i ri shkollor. Qoftë një vit i suksesshëm për të gjithë ju!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat