Halimi: Në vend se prindërit të pushojnë me fëmijët, qeveria e paaftë i detyron të vrapojnë nëpër librari

Aktuale

Halimi: Në vend se prindërit të pushojnë me fëmijët, qeveria e paaftë i detyron të vrapojnë nëpër librari

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 16:28
Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha se Qeveria ua shtoi një brengë prindërve këtë të dielë.

“Sot është e diel, vikendi i parë i shtatorit, mot i jashtëzakonshëm, mundësi ideale që prindërit të kalojnë kohë pushimi me fëmijët e tyre, në Parkun e Gërmisë apo kudo tjetër.

Mirëpo Qeveria që komplikon gjithçka, ua ka shtuar një brengë më shumë, duke i detyruar të vrapojnë nga një librari në tjetrën, e të presin në radhë të gjata, për librat që shpesh edhe nuk mund t’i gjejnë”, shkroi Halimi në Facebook.

“Kjo nuk do të ishte temë sikur të kishim një Qeveri të përgjegjshme dhe të dijshme. Tashti në vend se të flisnim për digjitalizim të shkollave e inteligjencë artificiale, sikur krejt bota e zhvilluar, na duhet të përballemi me këto sajesa e harrnime të një Qeverie të paaftë!”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat