Antidroga me aksion në disa lokacione në Prizren, ka të arrestuar

Aktuale

Antidroga me aksion në disa lokacione në Prizren, ka të arrestuar

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 09:52
Policia e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës është duke zhvilluar aksion policor kundër drogës në disa lokacione në lagjen “Bajram Curri” në Prizren.

Kështu kanë bërë me dije sinjalizuesit me ç’rast njoftuan se tashmë disa persona kanë rënë në prangat e Policisë, si të dyshuar për posedim të substancave narkotike.

Kontrollet po vazhdojnë dhe gjatë këtij aksioni, sipas informacioneve të para, Njësia e Antidrogës pritet të sekuestrojë edhe një sasi të konsiderueshme të drogës.

Gazeta do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat