Basha i VV-së reagon ndaj Kushtetueses për Ligjin për Tatim

Aktuale

Basha i VV-së reagon ndaj Kushtetueses për Ligjin për Tatim

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 11:59
Dimal Basha

Deputeti i VV-së, Dimal Basha është i pari nga pushteti që ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së parakohshme për Ligjin për Tatimin në Pronë.

Basha ka thënë se Kushtetuesja ka bërë huqje, teksa sipas tij, komunat janë treguar hipokrite.

Ai ka thënë se masa e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe absurde.

Shkrimi i plotë:

Huçje e Gjykatës Kushtetuese dhe hipokrizia e komunave!

Ka pas shumë propagandë se Qeveria po i detyron komunat me fal tatim në pronë, por ja që ligji nuk e thotë këtë! Ligji shkurt ofron që:

1. Çdo tatimpagues kualifikohet për falje!

2. Shuma e faljes lejohet deri në 100€ maksimum, dhe

3. Vendimi për këtë falje bëhet nga kuvendet komunale!

Domethënë ligji vetëm e ofron si mundësi që Kuvendet Komunale me ia mundësu qytetarëve faljen e tatimit në pronë, por në asnjë moment NUK e cenon pavarësinë e pushtetit lokal! Prandaj masa është absurde dhe çfardo vonese e këtij ligji është e padrejtë!

Tjetra, pak kontekst!

Jeni dëshmitarë që opozita bëri zhurmë se vlerësimi real i pronave ishte barrë e madhe tatimi për qytetarët! Qeveria e mori paraysh dhe me ligj ofroi mundësinë me ua fal! Mirëpo kur ndodhi kjo, komunat u ankuan se falja për qytetarë është humbje për komuna! Si humb komuna nëse përfiton qytetari? Koncentrohuni!!! Së paku mos u fshehni pas Gjykatës, deklarohuni me votë në kuvendet komunale, a po doni qytetarët me përfitu apo po doni m’i mbajtë paret pë vete?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat