Rashiq tregon se si djali i tij që studion në Nish, ndalohet në kufi rreth 4 orë

Aktuale

Rashiq tregon se si djali i tij që studion në Nish, ndalohet në kufi rreth 4 orë

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 00:45
Nenad Rashiq

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tregoi se djali i tij i cili studion në Nish, çdo herë kur udhëton në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, ndalet për rreth 4 orë nga disa persona aty.

Prandaj, Rashiq vlerësoi se një gjë e tillë është shqetësuese, pasi siç tha ai, ndodh gjithmonë që nuk janë në dijeni se çka po ndodhë me të rreth atyre katër orëve.

“Bashkëpunëtorët e mi janë ndalur në kufi çdo herë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Tani edhe djali im që studion në Nish, po ndalohet çdo herë dhe e marrin në pyetje për rreth 4 orë. E kanë futur në një zyre, e ka ndalur telefonin dhe ka qenë me disa njerëz, kushdo qofshin ata dhe gjatë asaj kohe ne nuk kemi ide çka po ndodhë me të”, deklaroi Rashiq në emisionin “Infonata”.

I pyetur se pas kësaj situate të përsëritshme, a kanë menduar që si familje të ndërrojnë destinacion, Rashiq potencoi që zgjidhja e këtij problemi nuk është kaq i lehtë.

“Universitetet e Kosovës në këtë moment fatkeqësisht, djali im nuk ka dashur t’i pranojë”, shtoi tutje Rashiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat