Kryeministri Kurti udhëton për në Estoni

Aktuale

Kryeministri Kurti udhëton për në Estoni

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 08:18
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë.

Ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë.

Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, Kryeministri do t'i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat