Gashi “godet fort” opozitarët, zbulon se si po tentojnë të diskreditojnë qeverinë Kurti - ja pse përmend Haxhiun, Ramën e Buzhalën

Aktuale

Gashi “godet fort” opozitarët, zbulon se si po tentojnë të diskreditojnë qeverinë Kurti - ja pse përmend Haxhiun, Ramën e Buzhalën

Nga: A.Zh Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:53
Albin Kurti

Analisti politik Lirim Gashi, ka shkruar një analizë, të cilën ia ka kushtuar opozitarëve të tanishëm në Kosovë.

Ai ka akuzuar ish-udhëheqësit e Kosovës, se po paguajnë mediat e Sputnikut për të diskredituar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, përcjell Bota sot.

Por, sipas tij, “sa më agresive dhe të zhurmshme të jenë mediat ndaj pushtetit aktual, aq më shumë do ta forcojnë besimin e qytetarëve se Albin Kurti ka të drejtë”.

Duke analizuar se pse “njerëzit nuk i besojnë aspak liderëve të opozitës”, Gashi ka theksuar se ata “jo vetëm që nuk i kanë reformuar partitë e tyre banda, por janë rojet e kolltuqeve të paraardhësve të tyre kriminelë e tradhtarë”.

Lexojeni reagimin e tij të plotë, të publikuar në Facebook:

Pse nuk i beson pothuajse askush opozitës?

Druaj se duke i kritikuar ashpër krerët e opozitës po u jap atyre padashur këshilla të arta, duke qenë i vetëdijshëm se ata janë saboterë klasik të qeverisë Kurti.

Por aq shumë po më shkojnë në nerva me pafytyrësinë e tyre, saqë do të eksplodoja si tullumbace heliumi nëse nuk do t'i nxirrja botërisht në sipërfaqe marrëzitë e tyre.

Marrëzia gjen gjithmonë një mënyrë për të dalë në sipërfaqe, edhe kur budallai është i bindur se është jashtëzakonisht i zgjuar, i shkathët dhe dinak.

Duke qenë se liderët e opozitës i frymëzojnë dhe paguajnë çdo ditë mediat e Sputnikut për të diskredituar qeverinë Kurti dhe në këtë mënyrë heqin vullnetarisht maskat e tyre engjëllore nga fytyrat e tyre djallëzore, natyrisht që askush nuk u beson.

Sepse kur njerëzit e shohin se ata i bëjnë zëdhënës të tyre tradhtarët si Edi, Borati, Batoni, Filani dhe Fisteki që më pas marrin mikroskopin në duart e tyre të pista dhe kërkojnë qime në supën e qeverisë, atëherë ata as që duan të dëgjojnë për faktet e tyre.

Pse nuk duan të dëgjojnë për faktet e tyre?

Sepse ata e dinë shumë mirë se kundërshtarët e Albinit kanë aq shumë qime në supat e tyre të fëlliqura dhe helmuese, saqë mund të bëjnë çorape leshi, pulovera dhe pantallona prej tyre, apo edhe më saktë veshje kombëtare serbe, ruse dhe kineze.

Ndaj çdo përpjekje e liderëve të opozitës për të thyer murin e hekurt dhe për të depërtuar në zemrat e tyre bie në ujë dhe mbytet si iriqi që nuk di të notojë.

Sepse qytetarët jo vetëm që nuk kanë nevojë për mikroskop për t'i parë qimet në supat e tyre të pista e helmuese, por përkundrazi ata kanë nevojë për një aeroplan që i ngrit në qiell për të mos e nuhatur erën e tyre të keqe dhe për të mos u gërditur akoma më shumë.

Dhe pikërisht për këtë arsye faktet e tyre kthehen në letër tualeti, me të cilën shumica e qytetarëve i fshijnë b**** e tyre dhe i hedhin në plehra, aq shumë që e humbasin vlerën e tyre.

Dhe sa më agresive dhe të zhurmshme të jenë mediat ndaj pushtetit aktual, aq më shumë do ta forcojnë besimin e qytetarëve se Albin Kurti ka të drejtë edhe pse qeveria e tij nuk mund ta ndjekë atë mendërisht, për shkak të mungesës së planit të detajuar, njohurive të thella, eksperiencës së duhur, profesionalizmit të lartë, talentit organizativ dhe metodologjisë efektive të punës.

Apo edhe më saktë, për shkak të mungesës së një stafi të zgjuar, të organizuar dhe profesional që do të ishte i denjë për t'i shmangur kurthet që ia vendosin Kryeministrit në rrugë armiqtë e tij të brendshëm dhe të jashtëm.

Pra populli është shumë më i pjekur se të gjithë hamutat e zëshëm të opozitës, që në synimin e tyre të vetëm të rikthimit në pushtet pa zgjedhur mjete dhe njerëz, largohen edhe më shumë nga rezultati dhe destinacioni përfundimtar.

Që njerëzit në këtë moment i vlerësojnë më shumë qëllimet e mira të qeverisë së Kurtit përkundër rezultateve të zbehta, nuk habitem aspak, sepse ata i besojnë kryeministrit njëqind herë më shumë se të gjithë liderëve të opozitës së bashku.

Rrjedhimisht lind pyetja:

Pse njerëzit nuk i besojnë aspak liderëve të tanishëm të opozitës?

Sepse ata jo vetëm që nuk i kanë reformuar partitë e tyre të cilat vazhdojnë të funksionojnë si banda, por janë rojet e kolltuqeve të paraardhësve të tyre kriminelë e tradhtarë, që i drejtojnë nga prapaskena siç i drejtonin dikur kukullat e tyre aktorët e Teatrit Dodona.

Enkas për ju të dashur lexues Lirim Gashi, nga CNN-i i tij privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat