Haziri: Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti

Aktuale

Haziri: Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 11:14
Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se ende është e paqartë se çfarë do të diskutohet në takimin e 14 shtatorit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

Haziri thekson se në lidhje me këtë çështje nuk janë deklaruar as ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe as kryeministri Kurti.

“Ka kohë që unë kam paralajmëruar një shtator të nxehtë për qeverinë Kurti. 14 shtatori ende është me agjendë të fshehur, as kryeministri dhe as ndërmjetësit ndërkombëtarë nuk kanë njoftuar se cila do të jetë çështja që do të diskutohet. Jo vetëm deeskalimi për të cilën duhet të takohen palët, por cilat janë pritjet që 14 shtatori me zhblloku gjendjen dhe lehtësuar masat ndëshkuese. Ende është e paqartë”, tha Haziri.

“Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti”, shton Haziri teksa thotë se Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe kjo është e vërtet.

“Dialogu po duket kafshatë qe s’po mund ta kapërdijë kryeministri Kurti. Tani obligimet ndërkombëtare të Kosovës nuk është mirë që të diskutohen. Ato merren si përgjegjësi. Z. Kurti po e lyp shpëtimin e marrëveshjes së tij të keqe në marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe kjo është e vërtet. I ka dhënë të drejtë të plotë LDK-së dhe partnerëve të tjerë për marrëveshjet e kaluara, të cilat kanë qenë e keqja më e vogël e mundshme që ka mund të ndodhë”, tha Haziri për GazetaBlic.

Sipas Hazirit, në këtë situatë që jemi duhet urgjentisht të riparohen edhe raportet me Shqipërinë që siç thotë ai, janë tejet të tensionuara.

“Në këtë situatë, duhet të riparohen marrëdhëniet, të cilat janë të dëmtuara edhe me BE-në, NATO-n, Shtëpinë e Bardhë dhe raportet jashtëzakonisht të tensionuara me Malin e Zi, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”, tha Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat