​Specialja pranon edhe një person që pretendon se është viktimë në procesin gjyqësor

Aktuale

​Specialja pranon edhe një person që pretendon se është viktimë në procesin gjyqësor

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 16:41
Gjykata

Gjykata Special ka pranuar edhe person që pretendon se është viktimë në çështjen Thaçi dhe të tjerët.

Trupi Gjykues II nxori vendimin e shtatë mbi pjesëmarrjen e viktimave në çështjen Thaçi dhe të tjerët. Një parashtrues i kërkesës u pranua si viktimë pjesëmarrëse në proces gjyqësor dhe do t’i shtohet grupit ekzistues të viktimave në këtë çështje (grupi 1 i cili numëronte 140 viktima pjesëmarrëse) dhe do të përfaqësohet nga i njëjti mbrojtës i viktimave.

Sipas një njofitmit të Gjykatës Speciale, në vendimin e tij Trupi Gjykues theksoi se afati për paraqitjen e kërkesave për pranimin e viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje ka skaduar më 15 shkurt 2023, por, meqenëse ekziston një arsye e vlefshme për të marrë parasysh informacione shtesë, ka vendosur të rivlerësojë këtë kërkesë të ridorëzuar nga një parashtrues i refuzuar më herët.

“Bashkë me të, numri i gjithsejtë i viktimave pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore arrin në 141. Më shumë detaje në vendim, versioni i redaktuar publik i të cilit u dorëzua më 11 shtator”, thuhet një njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat