​Dëshmitari: Thaçin e kam njohur gjatë luftës, pastaj kemi qenë bashkë në institucione

Aktuale

​Dëshmitari: Thaçin e kam njohur gjatë luftës, pastaj kemi qenë bashkë në institucione

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Dëshmitari i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se Hashim Thaçin e ka njohur gjatë luftës ndërsa pas saj ka qenë baskë me të në institucionet e Kosovës.

Derisa është intervistuar nga mbrojtja e Kadri Veselit, ai ka thënë se këtë të fundit nuk e ka njohur derisa kishte marrë funksione publike.

Dëshmitari: Me Thaçin kemi qenë bashkë në institucione

“Sokol Bashotën e kam njohur edhe para luftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës, Bislim Zyrapit e njoh gjatë luftës, Rexhep Selimin e njoh para luftës, gjatë luftës, pas luftës, Hashim Thaçin e kam njohur gjatë luftës, pas luftës kemi qenë në institucione bashkë, Kadri Veselin nuk e kam njohur asnjëherë, deri pas luftës kur ka pas edhe funksione publike, këta të tjerët asnjëherë, edhe Adem Grabovcin, kur ka pasur funksione publike, të tjerët asnjë nuk i njoh”, ka thënë dëshmitari.

Dëshmitari ndër të tjera ka pranuar se gjatë periudhës së luftës ishte e rëndësishme ruajtja e moralit derisa është pajtuar me mbrojtjen e Veselit që në atë periudhë jepeshin tituj vetëm sa për të përçuar idenë që UÇK ishte një formacion ushtarak i organizuar mirë.

Avokati Emmerson: Në mënyrë më të përgjithshme disa prej këtyre titujve janë pashpërndarë nëpër pjesë të Kosovës thjesht sa për të dhënë idenë se UÇK ishte një formacion ushtarak më mirë i organizuar sesa që ishte në praktikë apo jo?

Dëshmitari: Një ndër detyruar më kryesore është edhe ruajtja e moralit.

Avokati Emmerson: Saktësisht. Dhe një mënyrë që të mbash moralin lartë është që të pretendosh t’u japësh njerëzve punë që nuk ekzistonin fare, a pajtohesh me mua?

Dëshmitari: Për kohën, kështu ish dashur të jetë.

Dëshmitari gjithashtu ka pohuar se nuk kishte bashkërendim në mes të zonave dhe Shtabit të Përgjithshëm.

Avokati Emmerson: Jemi në gjysmën e dytë të qershorit, procesin e formimit të zonës së dukagjinit, komandanti Ramush thotë që nuk po na jepet mbështetja e duhur nga Shtabi i Përgjithshëm, pra Shtabi i Përgjithshëm nuk po na ndihmon me urdhrat që i kemi kërkuar, pra nuk është i pranishëm, a ka ndodhur kjo edhe në rastin tuaj, në Zonën e Pashtrikut, a ka qenë e njëjta situatë në zonën tuaj si në zonën e Dukagjinit, do të thotë shtabi i Përgjithshëm nuk po na jep urdhrat që i kemi kërkuar, është në mungesë, a është e saktë, a ka qenë situata kjo në zonën tuaj.

Dëshmitari: Cilën periudhë?

Avokati Emmerson: Dokumenti mban datën 23 qershor, kanë procesverbali i një takimi të Zonës së Dukagjinit, aty ku është formuar Zona e Dukagjinit dhe si rezultat i këtij takimi është zgjedhur komandant Ramush Haradinaj. Pra, pak a shumë si në rastin tuaj, ku fshatrat e ndryshme janë mbledhur për të zgjedhur një komandant zone, thjesht në fund fare, është rreshti që ua lexova më sipër. Pyetja që kam për ju është nëse edhe ju vet kishit të njëjtën përvojë siç kishte përvojë Haradinaj, që Shtabi i Përgjithshëm nuk jepte urdhra që i kërkonte zona dhe që nuk ishte i pranishëm, a ka qenë kjo situatë edhe në rastin tuaj, në zonën tuaj, në gjysmën e dytë që qershorit?

Dëshmitari: Mendoj që njëjtë kemi kërkuar, unifikim, strukturë.

Derisa i ka shtruar pyetje rreth organizimit të UÇK-së, Emmerson ka përmendur deklarimet e ish-atasheut britanik John Crosland, i cili kishte thënë se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në.

Avokati Emmerson: A pajtoheni që të thuash Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së Shtabi i Përgjithshëm në kontekstin ushtarak është çorientues, pra nuk mund ta quash një strukturë të tillë Shtabi i Përgjithshëm, a pajtoheni me mua?

Dëshmitari: ...për momentin nuk ka pasur një strukturë të mirëfilltë.

Avokati Emmerson: Dëshmitari ekspert në atë rast mendoi që gjatë gjithë vitit 1998 Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte kontroll efektiv mbi UÇK-në në Kosovë, a pajtoheni ju e me këtë? Po ashtu ai arriti në përfundimin që nuk kishte shumë bashkërendim ndërmjet zonave dhe Shtabit të Përgjithshëm, a pajtoheni edhe me këtë. A pajtoheni që thotë se nuk kishte bashkërendim ndërmjet zonave dhe shtabit të Përgjithshëm.

Dëshmitari: Po.

Dëshmitari me kodin W04255 i cili ishte anëtar i LDK-së si dhe komandant në UCK për një periudhë të caktuar kohore, do të vazhdojë dëshminë e tij edhe të mërkurën.

Dëshminë e tij në gjykatoren e Hagës sot e kanë dëgjuar katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat