Komandant Remi dhe përballjet e tij me drejtësinë

Aktuale

Komandant Remi dhe përballjet e tij me drejtësinë

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 21:07
Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa, në luftë i njohur si Remi, komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit, nuk i ka pasur të pakta përballjet e tij me drejtësinë.

Remi ishte dënuar nga gjyqtarët e UNMIK-ut në vitin 2003, me 17 vjet burgim për krime lufte.  Bashkë me të, ishin dënuar edhe Nazif Mehmeti me 13 vjet, Latif Gashi 10 vjet dhe Naim Kadriu-Lumi 5 vjet me heqje lirie, i cili kishte vdekur në një aksident komunikacioni.

Por, këtë vendim e kishte prish Gjykata Supreme e Kosovës, në vitin 2005 duke e kthyer atë në rigjykim.

Procesi më pas kishte zgjatur deri në vitin 2013 kur Remi ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për torturimin e të burgosurve të luftës bashkë me Latif Gashin dhe Nazmi Mehmetin.

Në këtë vendim, “Remi” ishte dënuar me katër vjet burgim. Ky vendim atëbotë ishte apeluar në Gjykatën e Apelit, ndërsa në një vendim të vitit 2015, shkalla e dytë e kishte lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore.

Ata u shpallën fajtorë nën akuzat se kishin abuzuar fizikisht me civilët shqiptarë të Kosovës që pretendohej se mbaheshin të mbyllur në një qendër burgimi të UÇK-së në Llapashticë.

“Remi” ishte liruar me kusht më 14 korrik të vitit 2016.

Pas kësaj me themelimin e Gjykatës Speciale, kishin filluar edhe intervistimet nga atje.

Nga Janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona, përfshirë ish-eprorë të UÇK-së, ish-deputetë, kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë.

I pari që kishte marrë ftesën për t’u intervistuar ishte komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi. Ai kishte marrë ftesë në dhjetor të vitit 2018 kurse ishte intervistuar në janar të vitit 2019.

Por kjo nuk ishte hera e fundit që Remi pati përballje me Specialen.

Po këtë vit, më  korrik të 2023-ës , Komandant Remi u ftua si dëshmitar në rastin e Thacit dhe të tjerëve, ku u përgjigj për ditë me radhë para Dhomave të Specializuara.

E fundit ishte nje natë më parë.  Komandant Remit në orët e vona, iu paraqiten edhe një herë hetuesit e Gjykatës Speciale, për ta dërguar në bazën e EULEXIT në Fushë Kosovë, ku sipas deklaratës së tij, i kishin konfiskuar telefonin dhe pas një kontrolle ishte liruar sërish.

Derisa saga e përballjes me Gjykatën Speciale të ish pjesëtarëve të UCK-së vazhdon, në Organizatën e Veteranëve të Luftës, po i kritikojnë fuqishëm këto veprime të Dhomave të Specializuara, dhe thonë se kanë qëllim frikësimin sidomos të figurave të UCK-së.

Teksa Faton Klinaku nga kjo organizatë vlerëson se edhe nëse intervistime të tilla ndodhin duhet të shoqërohen nga Policia e Kosovës.

Po këtë të mërkurë bëhet me dije se edhe Nait Hasani ish deputet dhe ish ambassador është intervistuar rreth tre orë nga EULEX-i dhe i është konfiskuar telefoni, për tu liruar më pas.

commentFirst article
Fjalë kyçe Rrustem Mustafa në luftë i njohur si Remi komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit nuk i ka pasur të pakta përballjet e tij me drejtësinë. Remi ishte dënuar nga gjyqtarët e UNMIK-ut në vitin 2003 me 17 vjet burgim për krime lufte. Bashkë me të ishin dënuar edhe Nazif Mehmeti me 13 vjet Latif Gashi 10 vjet dhe Naim Kadriu-Lumi 5 vjet me heqje lirie i cili kishte vdekur në një aksident komunikacioni. Por këtë vendim e kishte prish Gjykata Supreme e Kosovës “Remi” ishte dënuar me katër vjet burgim. Ky vendim atëbotë ishte apeluar në Gjykatën e Apelit ndërsa në një vendim të vitit 2015 kishin filluar edhe intervistimet nga atje. Nga Janari 2019 janë intervistuar më shumë se 200 persona përfshirë ish-eprorë të UÇK-së kryetarë komunash e qytetarë të thjeshtë. I pari që kishte marrë ftesën për t’u intervistuar ishte komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa-Remi. Ai kishte marrë ftesë në dhjetor të vitit 2018 kurse ishte intervistuar në janar të vitit 2019. Por kjo nuk ishte hera e fundit që Remi pati përballje me Specialen. Po këtë vit më korrik të 2023-ës Komandant Remi u ftua si dëshmitar në rastin e Thacit dhe të tjerëve ku u përgjigj për ditë me radhë para Dhomave të Specializuara. E fundit ishte nje natë më parë. Komandant Remit në orët e vona iu paraqiten edhe një herë hetuesit e Gjykatës Speciale për ta dërguar në bazën e EULEXIT në Fushë Kosovë ku sipas deklaratës së tij i kishin konfiskuar telefonin dhe pas një kontrolle ishte liruar sërish. Derisa saga e përballjes me Gjykatën Speciale të ish pjesëtarëve të UCK-së vazhdon në Organizatën e Veteranëve të Luftës po i kritikojnë fuqishëm këto veprime të Dhomave të Specializuara për tu liruar më pas. Adnan Rrustemi drejtesia
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat