Mimoza Kusari-Lila: Opozita po “dëshiron drama”

Aktuale

Mimoza Kusari-Lila: Opozita po “dëshiron drama”

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 22:58
Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se janë rreth 150 milionë euro të bllokuara nga marrëveshjet ndërkombëtare.

Në këtë mënyrë ajo ka folur për vendimin e PDK-së dhe AAK-së për të bojkotuar votimin e çfarëdo projektligji në Kuvend, përfshirë edhe marrëveshje ndërkombëtare.

Për marrëveshjet ndërkombëtare Kusari-Lila thotë se më së shumti do të humbin qytetarët.

”Këtë periudhë kohore kemi pasur shpesh herë abstenime me prezencë të partive opozitare dhe ne kemi vazhdu. Në diskutimet publike ata kanë thënë se ju e keni shumicë dhe vazhdoni dhe ne kemi vazhdu”.

”Ne situatën aktuale janë afërsisht 150 milionë euro të bllokuara e të tjerat që po vijnë. Nesër e kemi një marrëveshje ndërkombëtare që nuk ka qenë me herët është ajo për rindërtimin e linjës hekurudhore. E të tjera që i ka miratuar Qeveria”, ka thënë Kusari-Lila.

Më tutje, Kusari-Lila tha se opozita po “dëshiron drama”, duke thënë se këto drama nga LVV-ja janë bërë për situata dramatike që lidheshin me Gjykatën Speciale, Asociacionin e shkëmbimin territorial.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat