Ramabaja: Nesër mund të thehet bllokada e krijuar nga Serbia

Aktuale

Ramabaja: Nesër mund të thehet bllokada e krijuar nga Serbia

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 23:02
Sadri Ramabaja

Analisti Sadri Ramabaja duke komentuar takimin e nesërm mes Kurtit e Vuçiq, tha se nga ky takim mund të rezultojë hapi fillestar që krijon mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të Kosovës.

Ramabaja pohon se nesër mund të thehet bllokada e krijuar nga Serbia.

“Në këtë situatë ka një përpjekje që nesër të thehet kjo bllokadë e krijuar nga Serbia dhe e toleruar nga BE dhe diplomacia përendimore dhe një përpjekje për të tejkaluar këtë ngërç të krijuar, natyrisht nga Serbia sepse gjithë problematikat në Veri dhe përgjithësisht në Ballkan vijnë nga Serbia.

Nesër unë pres të hapet hapi elementar që i hap rrugë mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat e veriut”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat