Sadiku tregon për problemet në “Kosova Thëngjill”

Aktuale

Sadiku tregon për problemet në “Kosova Thëngjill”

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 00:31
Enver Sadiku

Enver Sadiku, kryetar i aksionarëve të “Kosova Thëngjill”, ka folur për problemet në këtë shoqëri aksionare.

Sadiku tregoi se prej vitit 2003 deri në vitin 2023 kanë operuar si shoqëri aksionare dhe veprimtari e kanë përpunimin, seperimin dhe terjen e thëngjillit.

“E drejta jonë është shkelur qysh në vitin 2003, sepse mu më kanë largu prej KEK-ut, sepse kam qenë në njësi prodhuese në kuadër të KEK-ut. Pastaj ne kemi bashkëpunu me KEK-un, prej 2003 deri tash dhe bashkëpunimi ka qenë shumë korrekt, i kemi përmbushë të gjitha obligimet ndaj KEK-ut, kemi qenë bashkëpunëtorë shumë korrekt. Mirëpo dorën në zemër edhe KEK-u na ka trajtu me korrektësi edhe pse me telashe gjatë operimit ndërkohë, por i kemi tejkalu bashkërisht telashet. Tash pse ka ardhur deri te mosfurnizimi prej korrikut deri sot, këtë më së miri e di menaxhmenti i KEK-ut”, tha ai.

Derisa tregoi edhe për takimet konsultative në Qeverinë e Kosovës, Ministritë përkatëse dhe në KEK, e për të cilat tha se kanë shprehur gatishmëri për ti ndihmuar në këtë aspekt.

“Në disa takime ku kam qenë pjesëmarrës në Qeveri, në Ministri dhe në KEK na u është thënë që dojmë me gjet formën e mundshme për me operu ju, kanë shprehë gatishmëri për të na ndihmuar. Takimet e fundit të cilat i kemi pasë me KEK-un ku kam qenë edhe unë pjesëmarrës ushtruesi i detyrës të drejtorit gjeneral të KEK-ut na tha po jemi të dakorduar me Ministrinë me Qeverinë për me iu ndihmu. Të dakorduar, të harmonizuar, mirëpo po lypim pak kohë. Herën e fundit ka qenë me 30 gusht të këtij viti në takimin e fundit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat