Leksionet e Kurtit në Bruksel – ja si i mposhti i ‘vetëm’ Borellin, Lajçakun e Vuçiqin

Aktuale

Leksionet e Kurtit në Bruksel – ja si i mposhti i ‘vetëm’ Borellin, Lajçakun e Vuçiqin

Nga: A.M. Më: 14 shtator 2023 Në ora: 20:10
Foto nga takimi në Bruksel

Profesori Enver Bytyçi ka komentuar takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai në një postim në Facebook u shpreh se Kurti u dha sot europianëve pro serbë leksione demokracie e të respektimit të shtetit ligjor të së drejtës.

“Sfida e dialogut fitohet me argumente. Albin Kurti u dha sot europianëve pro serbë leksione demokracie e të respektimit të shtetit ligjor të së drejtës. U tha në Bruksel se krizën në veri e ka shkaktuar presidenti i Serbisë dhe Lista Srpska me bojkotin e zgjedhjeve dhe institucioneve”, shkroi ndër të tjera Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ajo që sot demonstroi kryeministri Albin Kurti ma përforcon bindjen se ai do të jetë fitues në përballjen e tij me narcistin Aleksandër Vuçiç! Fatkeqesisht i duhet të mundë edhe miqtë e Serbisë, filorusin Lajçak dhe mosnjohësin e shtetit të Kosovës, Joseph Borrell!

Sfida e dialogut fitohet me argumente. Albin Kurti u dha sot europianëve pro serbë leksione demokracie e të respektimit të shtetit ligjor të së drejtës. U tha në Bruksel se krizën në veri e ka shkaktuar presidenti i Serbisë dhe Lista Srpska me bojkotin e zgjedhjeve dhe institucioneve!

Kurti nuk pranoi përgjegjësinë antidemokratike për t‘i detyruar kryetarët e komunave në Veri të japin dorëheqje! Ai kërkoi të zbatohet kushtetuta dhe mbi 20 përqind e zgjedhësve të kërkojnë zgjedhje të parakohshme! Këtë e pati kërkuar e theksuar edhe presidentja Osmani në fillim të korrikut në një samit europian.

Por Borrell e Lajçak paraqitën në Bruksel propozimin e Vuçiç si propozim të BE-së! Në fakt ata mbështetën e promovuan versionin autokratik të presidentit të Serbisë. Albin Kurti mbrojti opsionin demokratik të zgjidhjes! Kjo është ajo që i duhet Kosovës! Të mbrohet me argumente të vlerave të demokracisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat