Bahtiri: Opozita po përdor çdo kartë për ta rrëzuar Kurtin

Aktuale

Bahtiri: Opozita po përdor çdo kartë për ta rrëzuar Kurtin

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 06:08
Agim Bahtiri

Ish kryetari i Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, tha se opozita në Kosovë po e përdor çdo kartë për ta rrëzuar kryeministrin Albin Kurti nga qeveria, raporton teve1.info

Në emisionin “Info-Nata” , Bahtiri ka thënë se veriu i vendit duhet t’i bashkojë të gjithë derisa ka thënë se Albin Kurti nuk rrëzohet.

Ai deklaroi se kur ka qenë çështja e veriut Kurti gjithmonë e ka përkrah atë, mirëpo ka shtuar se është kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe se një gjë të tillë nuk do ta pranoj kurrë.

“Kjo duhet të na bashkoj dhe së bashku e kemi vështirë me dalë se kjo në këtë formë të cilët unë i shoh që kanë të njëanshëm dhe e përdorin edhe atë kartë për ta rrëzuar Albin Kurtin. Albin Kurti nuk rrëzohet. Albini mundet ta rrëzoj vetëm veten dhe askush tjetër. Për arsye se i shoh rrethanat dhe diplomatët të cilat bëjnë takime me ta dhe thonë se disa prej tyre se me Albinin apo pa Albinin do ta bëjmë dhe pa kryeministrin nuk mund të bëjë askush.

Kur është çështja e veriut duhet të gjithë të jenë një. Edhe në qeveritë tjera kur ka qenë çështja e veriut Albini ka qenë pro, 100 për qind. Unë e di shumë mirë që ka qenë pro 100 për qind në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe të gjithë akterëve që kanë dashtë me ruajt atë pjesë. Kundër Asociacionit është edhe sot edhe nesër, edhe pasnesër dhe kurrë nuk do të ndodh Asociacioni me Albin Kurtin”, u shpreh Bahtiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat