Abdixhiku prezanton zotimet e LDK’së: Për fushën e mbrojtjes, jam takuar me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë

Aktuale

Abdixhiku prezanton zotimet e LDK’së: Për fushën e mbrojtjes, jam takuar me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 21:17
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Koosvës, Lumir Abdixhiku, ka folur lidhur me 100 zotimet që përfshihen në programin qeverisës të LDK’së.

Sipas Abdixhikut, “Rruga e Re”, ‘i adreson krizat thelbësore në të cilat është Kosova dhe në thelb e bën kapërcimin nga temat e thata siç janë ato, në projekte konkrete për çfarë qytetarët tanë kanë nevojë”.

Ai ka treguar se për këtë program janë angazhuar rreth 200 ekspertë, derisa duke folur për zotimet në fushën e mbrojtjes, Abdixhiku ka thënë se për këtë çështje ka pasur takime me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë.

“Për çështjen e mbrojtjes, unë kam pas takim me mbi 20 gjeneralë, oficerë e njerëz të ushtrisë, sepse tema ime e mbrojtjes nuk është shumë familjare, por më është dashur të kuptojë qartë edhe vizionin e tyre por edhe idetë që unë i kam si orientim t’i shtroj te ta dhe më pas kam nisur ciklin e takimeve”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ndryshe, zotimet e LDK’së në fushën e mbrojtjes janë: 200 milionë euro buxhet për ushtrinë, 2000 ushtarë më shumë, ndërtimi i lagjeve ushtarake, arsimimi ushtarak të futet lëndë obligative në klasët 11 dhe 12, si dhe ndërtimi i kazermave në katër komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat