LDK-ja nderon kolonel Ahmeti Krasniqin me dekoratën “Ibrahim Rugova”

Aktuale

LDK-ja nderon kolonel Ahmeti Krasniqin me dekoratën “Ibrahim Rugova”

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 15:21
Lumir Abdixhiku

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi.

Në këtë përvjetor, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka nderuar familjen Krasniqi me një dekoratë “Ibrahim Rugova” për kontributin e kolonel Krasniqit.

Abdixhiku e quajti Krasniqin intelektual me vlera atdhetare.

“Intelektuali rrallë e misionar i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi ishte ai që i vendosi bazat e ushtrisë së Kosovës. E kaluara e Ahmet Krasniqit dhe e kaluara e Kosovës janë një të pandashme e të bëra bashkë përherë për më të shtrenjtën lirinë e Kosovës. Aty ku flitej e veprohej për Kosovën dhe lirinë e saj, aty në krye ishte edhe vet kolonel Ahmet Krasniqi në çdo kohë, në çdo rrethanë e në të gjitha rastet. Prandaj kur themi emrin e kolonel Krasniqit e themi me sinonimit e Ministrit të luftës, e konstatojmë vet Republikën e Kosovës me një ushtri të fortë e profesionale që e ruan dhe garanton dhe sigurinë e shtetit dhe është e ushtrive të NATO-s. Edhe sot si përgjithmonë kujtojmë faktin se u emërua ministër i parë i mbrojtjes me besimin e presidentit historik doktor Ibrahim Rugova” tha Abdigjiku.

Abdixhiku tha po ashtu se dekorata “Ibrahim Rugova” për familjen Krasniqi do të shërbej për të gjithë brezat e ardhshëm.

“Kjo dekoratë le të shërbej jo vetëm si mirënjohje, jo vetëm për kontributin e tij për çlirim, por të shërbej si rikujtim për gjithë breza e ardhshëm si liria e vendit tonë është arritur me shumë mund dhe sakrificë më të devotshëm të vendit tonë.Figura e kolonel Krasniqit nuk do të na përcjell vetëm në përvjetor si kjo hije ushtarake prej tij e mburoje ndaj atdheut, do të na përcjell në çdo hap të jetës brezat e tashëm. Dhe ata që do të vijnë do të dinë se kush ishte ky njeri ky burrë i madh, sepse duke e njohur atë dhe veprimtarinë e njohim dhe lirinë dhe pavarësinë Kosovës” u shpreh Abdixhiku.

Ndërsa, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se figura ushtarake e Krasniqit ka një prejardhje me familje patriotike. Ai tha se kolonel Krasniqi gjatë rrugëtimit të tij ka pasur shumë sfida të cilat i ka kaluar me mençurin e tij.

“Ka ditë me udhëzuar shqiptar për mos më bërë gabime dhe ishte një ushtarak siç u përmend me një karrierë ushtarake, por sigurisht se prejardhja e tij familjare ai vinte nga një familje me traditë patriotike ishte një familje siç ishte Aziz Zhilivoda. Ka pasur edhe shumë pengesa edhe gjatë shërbimit tij në armatën popullore për 25 vjet asnjë dekoratë nuk iu ka dhënë ndonjë dekoratë simbolike, por në vazhdimësi jeta e tij ka qenë luftë dhe ka kaluar shumë sfida, me të cilat i ka kaluar me një mençuri të jashtëzakonshme” tha Berisha.

Në akademinë përkujtimore është shfaqur edhe një dokumentar për jetën dhe veprën e kolonel Krasniqi. Ahmet Krasniqi u vra më 21 shtator 1998 në Tiranë derisa autorët e vrasjes vazhdojnë të mbesin të panjohur që nga ajo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat