Haziri: Nëse Osmani mbetet marionetë e Kurtit, do harrohet që ishte presidente

Aktuale

Haziri: Nëse Osmani mbetet marionetë e Kurtit, do harrohet që ishte presidente

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:55
Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, realizoi rrugën e vet politike, meqë në Lidhjen Demokratike, gjeti ambient të demokracisë së brendshme.

Megjithatë, kur foli në t7 për pritshmëritë ndaj saj, ai u shpreh se nëse presidentja Osmani mbetet marionetë e kryeministrit Kurti, do të harrohet veprimtaria e saj.

"Nëse nuk arrin me mbyll ndershëm këtë mandat dhe me mbet marionetë e Albin Kurtit në detyrë

Njerëzit kanë me harru kush ka qenë presidente”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat