Intensifikohen punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, ministri Aliu jep detaje

Aktuale

Intensifikohen punimet në rrugën Prishtinë-Podujevë, ministri Aliu jep detaje

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:45
Rruga Prishtinë-Podujevë

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë javë duke vazhduar.

Ai ka thënë se në këtë aks janë intensifikuar punimet në të gjitha llotet dhe se po angazhohen që kjo rrugë të përfundojë sa më shpejtë.

“Ky aks rrugor është vënë në rrugën e duhur me intensifikimin e punimeve në të gjitha llotet.

Po bëjmë çmos që këtë rrugë ta përfundojmë sa më parë, rrugë kjo e rëndësishme jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytetin, por edhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka shkruar Aliu në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat