Kurti: Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen

Aktuale

Kurti: Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave tona, i ftoj të dorëzohen

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 12:37
Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka njoftuar se në zonën ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ndodhen rreth 30 persona rëndë të armatosur nën rrethimin e policisë, dhe të njëjtit i fton që të dorëzohen.

“Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë, profesionistë, ushtaratë e  policë, që janë nën rrethimin e forcave tona dhe i ftoj të dorëzohen. Ata janë që po e sulmojnë policinë tonë edhe pasi e kanë vrarë Afrim Bunjakun dhe kanë plagosur Alban Rashitin”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se Afrim Bunjaku, u vra mizorisht në krye të detyrës.

Ai konferencën e nisi me fjalët  pati “sulm terrorist ndaj policisë, rendit sigurisë dhe paqes, në mëngjesin e sotëm pas një sulmi të orkestruar ka humbur jetën Afrim Bunjaku, në trajtim ndodhet AlbanRashiti që ndodhet jashtë rrezikut për jetë, do të lirohet nga spitali sot pas operacionit që largoi një predhë nga krahu i majtë”, tha ai.

“Zyrtarët janë sulmuar me armë të ndryshme, me granata dore e zollë”.

Kurti tha se “sot është ditë e rëndë për vendin tonë, policisë do ti mungojë një zyrtar i përkushtuar i saj, ashtu sic do ti mungojë edhe familjes”.

“Sulmet e grupeve të armataosura me armë të të gjitha llojeve ku u vra polici po vazhdojnë akoma”, konfirmoi ai.

“Krimi i organizuar në mbështetje nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin, në këtë betëje mbrojmë dhë zbatojmë ligjshmërinë”, tha ai.

“Kriminelët dhe urdhër-dhënësit e tyre do të kapen, gjykohen e dënohen”, u zotua kryeministri.

“Institucionet e shtetit janë të gatshme për tiiu përgjigjur sulmeve”.

Kurti i ftoi të gjithë qytetarët që ta ruajnë qetësinë.

“Qytetarët i ftoj të  të gjitha komuniteteve ta rauajnë qetësinë dhe të tregojnë matur, duke lejuar institucionet përfgjegjëse të sigurisë për të vendosur rend dhe ligj dhe për të sjellur siguri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat