Publikohen rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë

Aktuale

Publikohen rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Qendra e Studentëve ka publikuar rezultatet e studentëve të pranuar në konvikte dhe mensë, për vitin akademik 2023-2024.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se konkursi ka qenë i hapur nga data 12 shtator deri 19 shtator 2023.

“Gjatë këtij afati kohor për strehim në konvikte dhe ushqim në mensë kanë aplikuar rreth 5992 studentë.

Kapaciteti për banim në konvikte është rreth 4000 vende.

Qendra e Studentëve njofton se afati për ankesa është me datat 27 dhe 28 shtator 2023.

Listën me rezultatet e studentëve mund ta gjeni duke klikuar Këtu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat