Pozhari për Radojçiqin: Ky terrorist do ta mbajë në mend përjetë plagën që e mori nga Policia e Kosovës

Aktuale

Pozhari për Radojçiqin: Ky terrorist do ta mbajë në mend përjetë plagën që e mori nga Policia e Kosovës

Nga: A.M. Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:15
Analisti Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas publikimi të pamjeve të reja të grupit terrorist serb në Manastirin e Banjskës, ku aty shihet edhe Milan Radojçiq.

Ai në një postim në Facebook tha se Radojçiq duhet ta mbajën mend plagën që e mori nga Policia e Kosovës.

“Ky terrorist do ta mbajë në mend përjetë plagën që e mori nga Policia e Kosovës. Herën tjetër shpresoj mos të jetë aq me fat!

Por, faktori ndërkombëtar mund ta sheh edhe në qartë rolin e Listës Serbe në Kosovë të dirigjuar nga Vuçiqi”, shkroi ndër të tjera Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nënkryetari Listës Serbe, Milan Radojiçiç e që është edhe pjesë e Listës së Zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke i prirë sulmit terrorist në Kosovë.

Ky terrorist do ta mbajë në mend përjet plagën që e mori nga Policia e Kosovës. Herën tjetër shpresoj mos të jetë aq me fat!

Por, faktori ndërkombëtar mund ta sheh edhe në qartë rolin e Listës Serbe në Kosovë të dirigjuar nga Vuçiqi.

Kjo parti duhet të dëbohet nga Kuvendi i Kosovës dhe të shpallet organizatë terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat