Veriun e Kosovës nën kontroll dhe sinjalet nga ndërkombëtarët? Flet Xhelal Sveçla

Aktuale

Veriun e Kosovës nën kontroll dhe sinjalet nga ndërkombëtarët? Flet Xhelal Sveçla

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 13:34
Policia e Kosovës në Banjskë, veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj nga një përleshje me persona të maskuar më 24 shtator 2023.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ishte këtë të martë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ka folur në lidhje me situatën në Kosovë pas sulmit në veri, ku u vra një polic dhe u plagosën tre sulmues.

Ai theksoi se e kanë nën kontroll çdo pjesë të territorit të Kosovës, ndërsa shtoi se dhe ditën e djeshme ka qenë në  veri të Kosovës, ku ka parë dhe nga afër situatën.

“Mbi 20 vite qytetarët janë lodhur nga sjellja kriminale gangsterë e tyre.  Në vazhdimësi dhe Lista Sërpska janë desgredituar në rrethin e tyre. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me qytetarët e zakonshëm në zonë, madje i kemi furnizuar me ushqime e me barna, të cilët ata kanë pasur nevojë. Ne duhet t’u shërbejmë atyre;.

Isha dje në vendngjarje. Nuk ka territor që institucione e Kosovës, nuk futet lirshëm brenda territorit të Republikës”-tha ai.

Mes tjerash ai nënvizoi se janë në bashkëpunim me KFOR dhe EULEX ndërsa shtoi se në momentin që nuk do të kenë kapacitet do të kërkojnë ndihmë nga këto të fundit

“Bashkëpunimi me KFOR. Ne jemi në koordinim  me KFOR dhe EULEX por mesazhet janë korrekte. Komunikimi është i vazhdueshëm. Policia e Kosovës është reaguesi i parë. Në momentin që nuk kemi kapacitet për të menaxhuar situatën, atëherë do kërkojmë asistencë nga EULEX dhe pastaj nga KFOR.

Kemi përcjellë herë pas here situatën, nuk kemi pasur ndonjë specializim të veçantë për këtë rast, por kemi pasur informata të vazhdueshme që grupe të ndryshme të këtyre terroristëve janë duke bërë ushtrime ushtarake në Serbi. Ne humbëm një pjesëtar dhe e fituam një hero. Qëkur ka përfunduar sulmi i parë çdo gjë tjetër është trajtuar me profesionalizëm”- përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat