Rexhaj: Serbia e përfshirë drejtpërdrejt në sulm

Aktuale

Rexhaj: Serbia e përfshirë drejtpërdrejt në sulm

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:36
Arbër Rexhaj

Deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj tha Serbia është e përfshirë drejtpërdrejtë në sulmin e grupit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit. dhe për këtë sipas tij ajo duhet të të mbahet përgjegjëse.

“Sulmi është akt terrorist dhe nuk mund të bëhej pa pasur përkrahje ekonomike, financiare, infrastrukturore prej Serbisë.

Sigurisht që Serbia duhet të mbahet përgjegjëse. Është një gjë që nuk mund të arsyetohet pra Serbia është drejtpërdrejt e involvuar ju e patë edhe sasinë e armatimit dhe ideja ishte që ta destabilizonte Republikën e Kosovës”, tha Rixhaj për RTV21.

Ai kërkoi nga faktori ndërkombëtar që sanksionet ndaj Kosovës të hiqen dhe të vendosen ndaj Serbisë pas veprimeve të fundit në veri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat