Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit priti në takim një delegacion të prokurorëve palestinez

Aktuale

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit priti në takim një delegacion të prokurorëve palestinez

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 15:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Me iniciativë dhe mbështetur nga UNDP PAPP një delegacion i prokurorëve palestinez të kryesuar nga Zëvendësprokuror i Përgjithshëm, njëkohësit Shef i Departamentit të Inspektimit në Prokurorinë Publike, z. Khaled Jamal Mohamad Awad, kanë qëndruar për një vizitë studimore në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku janë pritur nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, dhe prokurorët e kësaj zyre.

Në këtë takim U.D. Kryeprokurori Kelmendi njoftoi prokurorët palestinez për rolin, strukturën dhe funksionimin e institucionit të Prokurorit të Shtetit, angazhimin e prokurorëve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit në trajtimin e lëndëve të natyrave të ndryshme si dhe pjesëmarrjen e tyre në grupet e ndryshme punuese gjatë hartimit të legjislacionit përkatës në fushën e drejtësisë.

Tutje, U.D. Kryeprokurori Kelmendi, gjatë këtij takimi ka folur për zhvillimin e procesit të vlerësimit të performancës së kryeprokurorëve dhe prokurorëve të shtetit, procedurat e avancimit në karrierë si dhe mënyrën e propozimit dhe zgjedhjes së pozitave udhëheqëse nëpër të gjitha nivelet e prokurorive, duke filluar nga pozita e Kryeprokurorit të Shtetit dhe kryeprokurorëve të prokurorive tjera.

Po ashtu, pjesë e rëndësishme e diskutimeve të përbashkëta ishte roli dhe funksionimi i mekanizmave disiplinor, procedurat e inicimit të rasteve ndaj prokurorëve që bien ndesh me Kodin e Etikës dhe Ligjin për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, procedurën e marrjes së vendimit nga komisioni përkatës disiplinor deri në adresimin e këtyre vendimeve pranë Gjykatës Supreme të Kosovës.

vizitë është mbështetur nga UNDP PAPP - Programi për Qasje në Drejtësi – SAWASYA – një program i përbashkët i tre agjencive të KB (UNDP, UN Women dhe UNICEF), të cilat mbështet Këshillin Gjyqësor të Palestinës si dhe Zyrën e Kryeprokurorit në ngritjen e kapaciteteve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat