Këshilltari italian flet për takimin me Lajçakun në Bruksel

Aktuale

Këshilltari italian flet për takimin me Lajçakun në Bruksel

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:22
Francesco Talo

Pas ngjarjeve të ditës së diel në veri, këshilltari diplomatik i presidentit Italian, Francesco Talo ka thënë se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian është e vetmja rrugë përpara për Serbinë dhe Kosovën për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ecur në rrugën e tyre drejt BE-së.

Talo ka thënë se qëndron prapa emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, në takimin e fundit ka pasur diskutime të mira në Bruksel me kolegët tjerë nga Franca, Gjermania dhe SHBA.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është e vetmja rrugë përpara për Serbinë dhe Kosovën për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të ecur në rrugën e tyre drejt BE-së. Ne qëndrojmë pas EUSR Lajçak. Kam pasur diskutime të shkëlqyera në Bruksel me të dhe kolegë nga Franca, Gjermania dhe SHBA”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat