Radoiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, s’i dimë të gjitha

Aktuale

Radoiçiq brenda Manastirit, Hovenier: E kam parë postimin e ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, s’i dimë të gjitha

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 16:26
Jeff Hovenier, foto ilustrim

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, pas takimit që mbajti sot me presidenten Vjosa Osmani në Presidencë, është deklaruar para gazetarëve për ngjarjet e fundit në Kosovë.

Ai u pyet për publikimet e ministrit Sveçla, i cili bëri publike disa pamje ku tha se pjesë e grupit terrorist ishte edhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Srpska.

Hovenier tha se e kishte parë këtë, por se është ende herët për t’i ditur të gjitha.

“E kam parë postimin e Ministrit, kanë kaluar vetëm 48 orë, nuk i dimë të gjitha. Ka shumë gjëra që ende nuk i dimë. Ky ishte një kërcënim për Kosovën dhe popullin e saj me pasoja tragjike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat