Dy ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë ende të mbyllura

Aktuale

Dy ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë ende të mbyllura

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 18:22
Foto ilustrim

Dy ditë pas aktit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës, dy pikat kufitare në veri të vendit, ajo në Bërnjak dhe në Jarinjë vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Të dy pikat u mbyllën ditën kur nisi sulmi terrorist i grupit kriminal që sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, udhëhiqej nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Kujtojmë se më 24 shtator, një polic i Kosovës është vrarë.

Ndërsa policia ka arritur që t’i vrasë katër pjesëtarë të grupit terrorist dhe t’i arrestojë tetë prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat