LIVE: Hapet rruga për në Banjskë/ Prokuroria liron katër serbët e arrestuar

Aktuale

LIVE: Hapet rruga për në Banjskë/ Prokuroria liron katër serbët e arrestuar

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 09:21 Përditësuar në ora: 12:50 më 27.09.2023
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në rrugën që të çon për në Banjskë. 27 shtator 2023.

Banorë të Banjskës: “Jemi të tmerruar, të na tregojë dikush se çfarë ka ndodhur”

Fshati Banjskë i Zveçanit, në veri të Kosovës, është hapur në mesditën e së mërkurës, ka raportuar ekipi i Radios Evropa e Lirë (REL) në teren.

Më 24 shtator, afër manastirit në Banjskës ka ndodhur një përleshje e armatosur mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.

Për pasojë janë vrarë një zyrtar i Policisë së Kosovës dhe tre sulmues. Kosova e konsideron këtë sulm si terrorist.

Në mesditën e së mërkurës, ekipi i REL-it ka vërejtur se fshati është i zbrazët dhe njerëzit janë të mbyllur nëpër shtëpi.

Rrugës për në fshat shihen vetëm pjesëtarë të njësive speciale të Policisë së Kosovës.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë ka arritur të flasë me disa banorë.

Ata kanë shprehur fikë dhe kanë thënë se nuk e dinë çfarë ka ndodhur.

"Jemi të tmerruar, kemi nevojë që dikush të na tregojë se çfarë ka ndodhur".

Në atë zonë, përveç ekipit të REL-it janë parë edhe shumë ekipe tjera të gazetarëve.

Autoritetet e Kosovës kanë thënë se nënkryetari i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë - Millan Radoiçiq i ka organizuar sulmet dhe ka qenë pjesë e tyre.

Ato madje e kanë publikuar një pamje me dronë, dhe aty pretendohet se shihet Radoiçiq i armatosur, në mesin e një grupi burrash, po ashtu me armë në duar dhe të veshur me uniforma.

Në Serbi, ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq ka thënë se shihet qartë që video-incizimi nuk është i ditës së sulmeve në veri të Kosovës.

Nuk e kam atë informacion nëse ai [Radoiçiq] është në video-material apo jo, nuk e di”, ka thënë ai për Radiotelevizionin e Serbisë.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dhe është bërë thirrje për përballjen e fajtorëve me drejtësi./REL

Hapet rruga për në Banjskë

Rruga që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit është hapur në mesditën e së mërkurës, kanë thënë gazetarët e Radios Evropa e Lirë në teren.

Më 24 shtator, në këtë fshat Policia e Kosovës është përleshur me një grup të armatosur dhe për pasojë ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Rruga ka qenë e mbyllur prej asaj dite.

Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, në pasditen e së martës.

Grupi, që fillimisht sulmoi Policinë e cila që po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në manastirin e Banjskës prej ku vazhdoi sulmet ndaj Policisë.

Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, autoritetet e rendit bënë të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.

Gjatë ekspozimit të armëve në Mitrovicë të Jugut më 25 shtator, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.

Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, se ka udhëhequr grupin prej 30 personash që sulmuan Policinë. Për më tepër, këta zyrtarë kanë thënë se Radoiçiq ka marrë pjesë personalisht në sulm.

Këto akuza më 26 shtator, Sveçla i mbështeti në një video të incizuar me dron, që tha se dëshmon se Radoiçiq ishte i pranishëm në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Lidhur me sulmin në veri, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar tetë persona dhe ndaj tre prej tyre kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Sulmi i 24 shtatorit është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

​Lirohen katër serbët e arrestuar në Bansjkë, larg nga vendi ku u sulmua policia

Prokuroria e Kosovës njofton se katër perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (e martë).

Sipas prokurorisë, lirimi është bërë në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës. 

“Ju njoftojmë se katër (4) perona të cilët janë arrestuar gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, larg nga vendi i ngjarjes, të njëjtit janë liruar dje (26 shtator 2023), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në mungesë të provave të paraqitura nga Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Mëngjesin e së dielës së 24 shatorit në një sulm terroristë është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, si dhe janë plagosur dy të tjerë.

Pas këtij rasti policia ka ndërmarrë një operacion ku si rezultat kanë mbetur të vrarë 3 nga sulmuesit dy të tjerë janë plagosur.

Hiqet postblloku i parë i madh nga Zhitkovci për në Banjskë

Media raporton që është hequr postblloku i parë i madh nga Zhitkovci për në Banjskë.

Kjo shihet edhe nga videoja që është publikuar.

Rruga për në Banjskë vazhdon të jetë e bllokuar

Rruga që të çon në fshatin Banjskë të Zveçanit vazhdon të jetë e bllokuar nga Policia e Kosovës.

Më 24 shtator, në këtë fshat Policia është përleshur me një grup të armatosur dhe për pasojë ka mbetur i vrarë një zyrtar policor dhe tre sulmues.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë të mërkurën se ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar deri në orët e pasdites, kur autoritetet pritet të marrin një vendim.

Policia e Kosovës ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, në pasditen e së martës.

Grupi, që fillimisht sulmoi Policinë e cila që po tentonte të largonte një bllokadë nga rruga, u strehua në manastirin e Banjskës prej ku vazhdoi sulmet ndaj Policisë.

Më 25 shtator, Policia e Kosovës ekspozoi armët dhe pajisjet e tjera që tha se i gjeti në Banjskë. Po ashtu, më 26 shtator, autoritetet e rendit bënë të ditur se në Banjskë kishin konfiskuar edhe më shumë armatime të llojeve të ndryshme.

Gjatë ekspozimit të armëve në Mitrovicë të Jugut më 25 shtator, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në dhe përreth manastirit në Banjskë janë gjetur armatim i kalibrave të ndryshëm, raketahedhës, eksplozivë, detonatorë emblema të ndryshme, dronë, letra ngjitëse me shenjën e KFOR-it, uniforma – disa prej të cilave me emblema të ushtrisë italiane – tabela veturash me akronime të qyteteve të ndryshme të Serbisë, granatahedhës dore (zolla), shumica e të cilave janë të prodhuara në vitin 2021.

Hoxha dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, se ka udhëhequr grupin prej 30 personash që sulmuan Policinë. Për më tepër, këta zyrtarë kanë thënë se Radoiçiq ka marrë pjesë personalisht në sulm.

Këto akuza më 26 shtator, Sveçla i mbështeti në një video të incizuar me dron, që tha se dëshmon se Radoiçiq ishte i pranishëm në Banjskë.

Lista Serbe – partia që ka mbështetjen e Beogradit – e as institucionet në Serbi nuk kanë reaguar lidhur me akuzat e Kosovës për përfshirjen e pretenduar të Radoiçiqit.

Lidhur me sulmin në veri, autoritetet në Kosovë kanë arrestuar tetë persona dhe ndaj tre prej tyre kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Sulmi i 24 shtatorit është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./REL

Policia njofton për kontrollet në Banjskë, jep detaje për konfiskimin e armëve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të martën në Banjskë të Zveçanit ka konfiskuar disa armë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se armët e gjeta janë konfiskuar dhe rastet kanë shkuar në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Banjskë, Zveçan 26.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. 

Sot vendoset për hapat tutje të procedimit pas bastisjeve të policisë në Banjskë

Sot pas orës 9, pritet të vendoset se si të procedohet tutje ndaj zonës në fshatin Banjskë, pas aksionit antiterrorizëm të Policisë së Kosovës.

Këtë e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës në veri, Veton Elshani, ndërsa edhe bëri të ditur edhe përfundimin e aksionit të bastisjes së autoriteteve kosovare të sigurisë, në vendin e krimit.

Nga aksion, policia gjeti dhe sekuestroi arsenal armësh dhe pajisjes të ndryshme të rëndë ushtarake.

Të njëjtat, edhe u prezantuan publikisht nga Ministria e Brendshme gjatë një konference për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat