Politikani serb: Po të isha në vendin e Kurtit, do ta ndaloja menjëherë punën politike të organizatës kriminale “Lista Serbe”

Aktuale

Politikani serb: Po të isha në vendin e Kurtit, do ta ndaloja menjëherë punën politike të organizatës kriminale “Lista Serbe”

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 10:17
Nikola Sanduloviq

Nikola Sanduloviq, politikan serb opozitar, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta shpallë të ndaluar “Listën Serbe”, pasi, sipas tij, ajo është një organizatë kriminale.

“Po të isha në vendin tuaj, do ta ndaloja menjëherë punën politike të organizatës kriminale ‘Lista Serbe’, sepse Milan Radoiçiq, njeriu që e drejton atë organizatë, është etiketuar si organizator i një aksioni terrorist me qëllim të provokimit të një lufte tjetër mes serbëve dhe shqiptarëve në territorin e Kosovës”, ka thënë ai .

“Me këtë veprim do t’i tregoni popullit serb se jeton në një shtet ku kriminelët nuk guxojnë dhe nuk munden të sundojnë me jetën e tyre duke u fshehur pas një organizate politike, dhe se aty është një shtet që i mbron. Nëse nuk e bëni këtë, a është e sigurt se ata nuk do të organizojnë sërish diçka të tillë apo më të rëndë?”, ka paralajmëruar Sanduloviq në Facebook.

Sipas tij, ndalimi i veprimtarisë së Listës Serbe do t’ia mundësonte partive normale të serbëve të Kosovës që të vepronin pa frikë.

“Me ndalimin e ‘Listës Serbe’ dhe aktivitetit të tyre politike në territorin e Republikës së Kosovës, ju do t’i jepni shans partive normale serbe të cilat do të kenë një bashkëpunim normal me ju pa frikë nga Lista Serbe dhe do të arrijnë paqen për të gjithë ju në Kosovë”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat