S’votojnë deputetët e opozitës, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

Aktuale

S’votojnë deputetët e opozitës, dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 12:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Ka dështuar që të mbahet Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere pas mospjesëmarrjes së deputetëve të opozitës në votim.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, ka ndërprerë mbledhjen për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje është planifikuar të shqyrtohen dhe votohen raportet vjetore financiare për OShP, KPM, ARKEP, RTK, ZRrE; votimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Kosovës 2022; votimi i Projekt Kodit Doganor dhe të Akcizave dhe disa pika të tjera.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, tha se në këtë Komision do të duhej që të vinte në raportim ministri i Financave, Hekuran Murati, pasi që, sipas tij, ai nuk e ka përmbushur premtimin që do t’i kompozonte qytetarët e prekur nga vërshimet.

Ende nuk ka as një kompensim. Është mirë që ne si Komision me diskutu këtë, sepse ministri i Financave ka bërë zotim që për dy javë do të kompensohen qytetarët. Është mirë që në rend të ditës të vendoset raportimi i ministrit”, tha ai.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se është duke i dërguar e-mail me pikat që do të duhej të trajtoheshin gjatë këtij sesioni por ato nuk janë duke u marr parasysh nga kryetari i këtij Komisioni.

“Unë e kam dërguar një e-mail me pika të rendit të ditës dhe pikat që duhet të diskutohen. Kjo nuk është duke u marr parasysh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat