Radojçiq jetonte si një narko-diller me pasuri miliardëshe/ Miftaraj: Lista serbe të tregojë se nga vjen pasuria e nënkryetarit të saj

Aktuale

Radojçiq jetonte si një narko-diller me pasuri miliardëshe/ Miftaraj: Lista serbe të tregojë se nga vjen pasuria e nënkryetarit të saj

Nga: M.L. Më: 29 shtator 2023 Në ora: 11:02
Ehat Miftaraj

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka thënë se institucionet e Kosovës duhet ta informojnë popullin serb në Kosove lidhur me stilin e jetës se Milan Radojciq.

Në një postim në Facebook Miftaraj ka komentuar bastisjen e sotme që policia e Kosovës ia bëri pronave të nënkryetarit të Listës serbe, njëherit edhe pjesëmarrës në sulmin terrorist të së dielës, Milan Radojçiq.

Miftaraj ka thënë Radojçiq si duket bënte jetë të një narko-dilleri me pasuri miliardëshe,

“Si ka mundësi që një "politikan" si Radojçiq në të njëjtën kohë të "mbrojë" interesat e popullit serb në Kosovë dhe të ketë një jetë si nëpër filmat me narko dilerë?”,pyet Miftaraj.

Postimi i plotë:

Milan Radojciq si "përfaqesues politik" i Listës Serbe si duket ka pas një jetë të një narko-dilleri me pasuri miliardëshe. I njëjti si duket paska jetuar në vila multi milionëshe njëjte si Pablo Eskobar dhe El Chapo, me koleksion të makinave që kalojnë vlerën miliona Euro, si dhe me ushtri private-paramilitare dhe me armatim që e ka zili edhe një ushtri moderne.

Si ka mundësi që një "politikan" si Radojçiq në të njëjtën kohë të "mbrojë" interesat e popullit serb në Kosovë dhe të ketë një jetë si nëpër filmat me narko dilerë?

Lista Serbe duhet të informojë publikun se nga e ka prejardhjen gjithë kjo pasuri e nënkryetarit të tyre dhe cila është lidhja e tyre me gjithë këtë perandori të jashtëligjshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat