Gashi ‘godet’ Buzhalën pas sulmit terrorist në Banjskë, vjen me një kërkesë për policinë dhe prokurorinë

Aktuale

Gashi ‘godet’ Buzhalën pas sulmit terrorist në Banjskë, vjen me një kërkesë për policinë dhe prokurorinë

Nga: A.M. Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:13
Borat Qelbi ,,rastësisht" paska marrë pushim vjetor mu tani kur ka ndodh sulmi paraushtarak dhe terrorist i shtetit serb kundër Kosovës, sepse ju kanë sos rrenat, intrigat, mashtrimet dhe manipulimet, respektivisht ju kanë shplu këmbët e gjarpërit.

Analisti Lirim Gashi ka komentuar pushimin vjetor që gazetari Berat Buzhala ka marrë ditët e fundit.

Sipasj tij, Buzhala ka marrë pushim vjetor kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë “sepse ju kanë sos rrenat, intrigat, mashtrimet dhe manipulimet”.

Gashi kërkoi që policia dhe prokuroria ta merr në pyetje dhe ta detyrojë atë ta pranoj se “kush e ka frymëzu dhe sa e ka pagu për më qenë kaq tradhtar”

Krahas kësaj, tha se Buzhala bashkë me Baton Haxhiun duhet të shpallen tradhtarë të popullit shqiptar, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Borat Qelbi ,,rastësisht" paska marrë pushim vjetor mu tani kur ka ndodh sulmi paraushtarak dhe terrorist i shtetit serb kundër Kosovës, sepse ju kanë sos rrenat, intrigat, mashtrimet dhe manipulimet, respektivisht ju kanë shplu këmbët e gjarpërit.

Ka marrë pushim sepse oficerët dhe instruktorët e tij udbash nga Beogradi, Tirana dhe Prishtina të cilët e kanë furnizu me instruksione se si ta minojë saktësisht themelin e Kosovës, kanë krizë nervore dhe janë nëpër spitale neuropsikiatrike, sepse për momentin ju ka dështu plani për me ndez luftën në veri dhe për me qujt kryengritje të Serbëve lokalë.

Borati duhet të kapet për dy veshë nga policia, prokuroria dhe gjyqësori dhe të detyrohet me pranu se kush e ka frymëzu dhe sa e ka pagu për më qenë kaq tradhtar i poshtër dhe tinëzar.

Dhe natyrisht duhet m'u shpall tradhtar i popullit shqiptar s' bashku me shefin e tij Baton Stervinen.

Ndërkaq dënimi i tyre duhet të jetë aq i ashpër saqë askujt të mos i bie kurrë në jetë ndërmend me tradhtu popullin dhe shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat