Ish-ushtaraku: Serbia asnjëherë nuk është tërhequr nga destabilizimi i Kosovës

Aktuale

Ish-ushtaraku: Serbia asnjëherë nuk është tërhequr nga destabilizimi i Kosovës

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 17:46
Hysen Gecaj

Hysen Gecaj, ish-ushtarak, në emisionin “FIVE”, ka thënë se Serbia nuk është tërhequr asnjëherë nga destabilizimi i Kosovës.

Gecaj ka thënë se ka implikim të shtetit të Serbisë në këtë çështje.

“Kishte mjaft elemente tjera që flisnin se ka implikim të shtetit serb në këtë rast sepse për të përgatitur një numër kaq të madh të personelit me trajnime, me logjistikë, me paisje luftarake të tilla çfare i pamë në armatimin që është zënë nga Policia e Kosovës.

Ky është një tregues mjaft serioz, përveç atyre pastaj argumenteve tjera të dokumentacionit të shkruar dhe inçizimeve që janë zënë, flasin në vete mjaftë për një implikim të shtetit të Serbisë. Mirëpo përveq kësaj, në një kuptim tjetër, sigurisht institucionet që merren me sigurinë e kanë të qartë se Serbia këtë tendencë e ka pasë që nga mbarimi i luftës në Kosovë dhe asnjëherë nuk është tërhequr nga destabilizimi i Kosovës. Kështu që edhe përgatitjet që i ka bërë ka pasur kohë të mjaftueshme për t’i bërë dhe për të futur atë armatim gradualisht brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Gecaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat