Kosova zbulon bazën ushtarake serbe

Aktuale

Kosova zbulon bazën ushtarake serbe

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 20:42
Baza ushtarake serbe

Tashmë Kosova ka arritur ta zbulojë me dëshmi nisjen e ndërtimit të bazës ushtarake të Serbisë, në afërsi të katër komunave veriore të Kosovës. Kjo ka ngjallur reagime të anëtarëve të Komisionit Parlamentar të AKI-së, pushtetit dhe ekspertëve të sigurisë.

Këto shëtitje katër herë brenda dy viteve të fundit duket se nuk janë të mjaftueshme për shtetin serb.

Tashmë Serbia ka nisur ndërtimin e bazës ushtarake në zonën e njohur si Rogazin në afërsi të Izovorit, shumë pak kilometra nga pika kufitare me Kosovën, në Bërnjak.

Këtë informacion shteti i Kosovës e kishte siguruar kohë më parë, por Serbia e mohonte.

Konfiskimi i dronëve të grupit terrorist i cili të dielën e 24 shtatorit vrau rreshterin Afrim Bunjaku, dëshmuan edhe këtë informacion tepër të rëndësishëm.

Image

Dokumentimi i këtij informacioni e shtyri drejtorin e AKI-së që të hënën t’i drejtohet ndërtesës së Kuvendit.

Me të përfunduar raportimi i shefit të inteligjencës kosovare, para mediave doli kryetarja e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Situata e sigurisë nuk është e mirë dhe Musliu për këtë po kërkon ndërhyrjen edhe të ndërkombëtarëve.

“Nga pamjet me dronë të datës 27.9, është konfirmuar se në zonën e njohur si Rogazin në afërsi të Izovorit, po ndërtohet një bazë ushtarake e forcave të armatosura serbe. Me mbulesë nga ana serbe që kinse aty po bëhet trajtimi i mineraleve të zonës. Pamjet me dronë kanë konfirmuar burime dhe se aty po bëhet një qendër ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën. Gjendja e sigurisë është e brishtë dhe e tensionuar, duhet të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm”, deklaroi kryesuesja e Kokisionit parlamentar për mbikëqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Image

Tashmë sipas Lëvizjes Vetëvendosje, është e qartë edhe për ndërkombëtarët se çfarë shteti është Serbia dhe kush po udhëheq me të.

Fitim Haziri thotë se duhet ndërhyrje nga institucionet perëndimore për të ndalur agresionin serb në Ballkan.

E Visar Ymeri thotë se zhvillimet e fundit në veriun e vendit duhet të na japin një mësim të fortë.

Zbulimi i bazës ushtarake për njohësin e sigurisë duhet të ngre alarm për sigurinë e gjithë vendeve fqinje të Serbisë.

Derisa, Beogradi zyrtar po akuzohet për organizimin e sulmit terrorist në fshatin Banjskë të Zvecanit, Kosova nxori dëshmi të bollshme ku dokumentohej përfshirja e ushtrisë serbe, sidomos në stërvitjen e grupit në Kopaunik, disa ditë para sulmit.

Dëshmi këto që për zyrtarë të SHBA-ve, janë të bollshme për ta bërë përgjegjës shtetin serb se ka gisht në sulmin që ndodhi të dielën e kaluar në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat