Sylë Hoxha tregon se a kishte presion për rastin e Radoiçiqit: Njerëzit interesoheshin për të

Aktuale

Sylë Hoxha tregon se a kishte presion për rastin e Radoiçiqit: Njerëzit interesoheshin për të

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 22:14
Ish-prokurori, Sylë Hoxha

Ish-prokurori, Sylë Hoxha, ka thënë në Pressing, se pasi janë hapur hetimet për Milan Radoiçiqin, ka pranuar informacione më vonë se ai ka qenë në një restorant në Prishtinë.

Ai nuk ishte i sigurt nëse Radoiçiq ka pasur urdhër-arrest atë kohë.

Më tutje, Hoxha ka thënë se ka pasur njerëz që janë interesuar që Radoiçiqit t’i largohet urdhër-arresti.

Por nuk ka përmendur emra apo funksione, duke thënë se kanë qenë njerëz jashtë sistemit.

”Unë kam thënë që kam pasur njerëz që janë interesu, a ka mundësi me ia largu urdhër-arrestin, me u kthy ai në Kosovë. Kanë qenë njerëz jashtë sistemit dhe jashtë politikës. Ju kam thënë që këta janë çështje ligjore dhe nuk ka mundësi me u largu”, ka thënë ai.

Milan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku u sulmua Policia e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat