“Villa e Radoiçiqit duhet t’i kalohet Policisë së Kosovës që të kontrollohet Ujmani, sepse disa para Kurtit donin me nda me Serbinë”

Aktuale

“Villa e Radoiçiqit duhet t’i kalohet Policisë së Kosovës që të kontrollohet Ujmani, sepse disa para Kurtit donin me nda me Serbinë”

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 23:53
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se vila e pjesëtarit të grupit terrorist që e sulmoi policinë e Kosovës në veeri, Milan Radoiçiq, duhet të konfiskohet dhe t’i jepet në shfrytëzim Policisë së Kosovës, raporton teve1.info

Në një intervistë në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, tha se përmes kësaj vile do të mund të kontrollohet Liqeni i Ujmanit, i cili sipas tij nga pararendësit e Albin Kurtit tentohej të ndahej me Serbinë.

“Mendimi është që gjykata duhet të lejoj që kjo pronë të shfrytëzohet për Policinë tonë, sepse ligji e lejon këtë. Është njëjtë sikur qe pe marrim një situatë pak më të thjeshtë: kur konfiskohet një makinë, ose një veturë. Nuk do të thotë ajo që me e qitë, ose dërgohet në institucionin përkatës derisa të bëhet shitja e tij dhe që të ndryshket, thjeshtë i humbet vlera.

Dhe kjo shtëpi e cila duhet të konfiskohet për shkak të aktivitetit kriminal të Radoiçiqit, mendoj që gjykata mund ta lejoj fare lehtë me një vendim të veçantë që kjo të shfrytëzohet për njësitë e Policisë tonë dhe që pastaj kjo të konfiskohet dhe të jetë një e mirë e shtetit e cila pozicionin që e ka besoj që është një pozicion strategjik që do të mund të kontrollohet edhe liqeni më i madh në Kosovë, i Ujmanit, të cilin disa para Albin Kurtit thjesht donin me e nda me Serbinë.

Për shkak të një udhëtimi të 4 shtatorit 2020 në Shtëpinë e Bardhë ku ata para Albin Kurtit arritën që Vuçiqin, një pasues të Millosheviqit, hera e parë pas luftës ta dërgojnë thjeshtë në Shtëpinë e Bardhë kinse për të bërë marrëveshje me të”, tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat