Gashi: Shteti i Kosovës do të lëshojë urdhër-arrest për Radoiçiqin në mënyrë që të bëhet ekstradimi i tij në Kosovë

Aktuale

Gashi: Shteti i Kosovës do të lëshojë urdhër-arrest për Radoiçiqin në mënyrë që të bëhet ekstradimi i tij në Kosovë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 23:57
Radojqiq

Avokati Tomë Gashi ka thënë se Kosova do të lëshoj urdhër-arrest ndërkombëtar për arrestimin dhe ekstradimin e pjesëtarit të grupit terrorist që e sulmoi policinë e Kosovës në veri, Milan Radoiçiq, raporton teve1.info

Gashi tha se një kërkesë e tillë do të bëhet nëpërmjet faktorit ndërkombëtar.

“Shteti i Kosovës fillimisht do të lëshoj një urdhër-arrest të brendshëm. Besoj deri tani kjo punë është kry. Pastaj procedura penale do të thotë Kodi i Procedurës Penale është e shënuar aty që do të lëshohet edhe një flet-arrest ndërkombëtar dhe pastaj do të kërkohet edhe ekstradimi i tij për vepra penale terroriste dhe vepra penale të tjera kundër sistemit tonë juridik. Kosova e kërkon. E vërtetë që ata s’e njohin shtetin, por ne këtë do ta kërkojmë përmes komunitetit ndërkombëtar, sepse është edhe një zyre ndërlidhëse, që ka të bëjë do të thotë që është brenda EKULEX-it, e cila është zyre ndërlidhëse që ka të bëjë me autoritetet juridike të Serbisë”, tha Gashi.

Ai shtoi se deri më tani rezultati i kësaj zyre është zero, mirëpo shtoi se Kosova do ta kërkojë një gjë të tillë dhe se e ka obligim këtë.

“Deri më tani, rezultati i këtyre ka qenë zero. Por kjo është ajo që Kosova do ta kërkoj edhe Kosova e ka obligim ta bëjë këtë. Është krejtësisht çështje tjetër a do të ekstradohet ky apo jo.

Unë besoj që jo. Ndërsa edhe këto procedura penale tani, në Serbi që po udhëhiqen apo që janë iniciu kundër Radoiçiqit, është që ky me presion të madh edhe të INTERPOL-it, edhe të institucioneve tjera ndërkombëtare, që mos të ekstradohet në Kosovë sepse ai me siguri që do të hetohet dhe do të akuzohet për vepra të tjera dhe do të mbahet edhe në burg, ndoshta një pjesë të kohës do ta kaloj edhe në burgjet e Serbisë”, u shpreh Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat