Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

Aktuale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 13:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeshefi Ekzektiv i IPK-së, z. Kushtrim Hodaj me bashkëpunëtorë priti sot në takim njoftues Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Giovanni Pietro Barbano.

Gjatë këtij takimi z. Hodaj e informoi z.Barbano për punën dhe të arriturat e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Temë e diskutimit ishin edhe ecuria e hetimeve në  rastet që janë në kompetencë të IPK-së si dhe praktikat e mira të komunikimit me publikun.

Në fund të takimit z.Hodaj e falënderoi Misionin e EULEX-it për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision ka dhënë në zbatimin e mandateve ligjore të IPK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat