Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian këto nuk janë fjalë boshe

Aktuale

Szunyog: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian këto nuk janë fjalë boshe

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 11:46
Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog

Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomas Szunyog, ka thënë se ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se këto nuk janë fjalë boshe dhe se bashkimi politik dhe ai financiar e tregojnë këtë.

“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se këto nuk janë fjalë boshe, bashkimi politik dhe financiar tregojnë këtë zotim, procesi i integrimit është proces shumë i gjatë dhe i ndërlikuar.

Ata që aspirojnë për të qenë anëtarë duhet të jenë të dedikuar dhe të bëjnë punë të madhe”, tha ai.

Shefi i BE-së tha se zgjerimi i BE-së, lidhet edhe me rezultatet dhe zotimet për anëtarësim.

Ai këto komente i bërë në një tryezë të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ku u prezantua ‘Barometri i Reformave të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat