Hoxhaj: Pas agresionit të Serbisë kundër Kosovës, prioritet duhet të jetë siguria

Aktuale

Hoxhaj: Pas agresionit të Serbisë kundër Kosovës, prioritet duhet të jetë siguria

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 13:31
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së.

Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real.

“Formula e Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin pas aktit të agresionit më 24 shtator është vendosja e sigurisë para normalizimit si prioritet dhe vendosmëria për anëtarësim në NATO para anëtarësimit në BE-së!

Kosovës i duhet politikë e re e sigurisë, buxhet më shumë, rritje të numrit të pjesëtarëve, paga më të larta dhe pajisje moderne, në këtë kohë kur në Serbi opsioni ushtarak kundër Kosovës është opsion real! “, ka shkruar në Facebook nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat