Shtimi i forcave të Ushtrisë Gjermane në Kosovë, Dreshaj e quan lajm të shumëpritur

Aktuale

Shtimi i forcave të Ushtrisë Gjermane në Kosovë, Dreshaj e quan lajm të shumëpritur

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 19:58
Gani Dreshaj

Gani Dreshaj e ka quajtur si lajm të shumëpritur shtimin e forcave të ushtrisë gjermane në Kosovë. Sipas ish-zëvëndësministrit të punëve të Jashtme, Gjermania është mbështetjësja më e madhe e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Përëndimor.

“Qeveria Gjermane eshte mbeshtetsja me e madhe e sigurise dhe stabilitetit te Kosoves dhe në pergjithesi e Ballkanit Perendimor.

Zona Perendimore dhe Zona Jugore e pergjegjsise se KFORit kanë filluar të jenë zona te Influences së vendeve te cilat sherbejnë; turqit në Prizren ndersa italianët me 800 ushtarakë nën Komandë merren vetëmm me Manastiret dhe sigurinë e pa nevojshme dhe të pa kercenuar nga askush në 15 vite pavaresi.

Gjermania NUK ka nevoj me u kthy në vendet ku tani eshte arritur progres, duhet te vendoset si Veri Lindje ( Mitrovice- Podujeve) si lidere aty ku ka nevoj qe te bashkohet edhe njehere Siguria dhe Ekonomia për te bere integrimin e plote dhe kthyer gjendjen në Normalitet.

NATO-ja dhe KFOR duhet adaptuar varesisht nga situata ne terren, Andaj vleresoj qe nga largimi I trupave Gjermane ne Kosove e ka humb edhe orjentimin dhe operacionalitetin e mandatit për Cka ekzistojne.

Ushtria Gjermane duhet te merr persiper qe te Drejtoj Operacionin e NATOs në Veri bashk me Ushtrine Amerikane. Ky bashkrendim i Sigurise dhe Ekonomise duhet te jetë evident per tri vitet e ardhshme per te arritur paqen e shume pritur” ka thënë Gani Dreshaj në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat