Ambasadorja e Izraelit falënderon sërish Kosovën: Kohët e vështira i tregojnë miqtë e vërtetë

Aktuale

Ambasadorja e Izraelit falënderon sërish Kosovën: Kohët e vështira i tregojnë miqtë e vërtetë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:10
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, ka falënderuar sërish Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti për mbështetjen e treguar pas sulmeve mbi këtë shtet nga grupi i Hamasit.

Ajo ka thënë se këto ditë janë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira për Izraelin.

E sipas saj kohët e vështira i tregojnë miqtë e vërtetë.

“I nderuar kryeministër, edhe një herë, ju falënderoj shumë për mbështetjen tuaj të palëkundur personale dhe mbështetjen e Kosovës për Izraelin në këto ditë jashtëzakonisht të errëta dhe të vështira! Kohët e vështira i tregojnë miqtë tanë të vërtetë”, ka shkruar ambasadorja Ziv në rrjetin social ‘X’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat