Stoltenberg: Është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë pas rritjeve të tensioneve

Aktuale

Stoltenberg: Është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë pas rritjeve të tensioneve

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 11:25
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka theksuar rëndësinë e rritjes së prezencës së NATO-s në Kosovë pas rritjeve të tensioneve në veri të vendit.

Ai këtë deklaratë e bëri sot në një prononcim për media kur njoftoi se nesër në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve aleate do të flitet edhe për Kosovën.

“Kemi parë një rritje tensionesh, prandaj është e rëndësishme që NATO të rrisë prezencën në Kosovë”, tha ai.

Diskutimet e nesërme (e enjte 12 tetor 2023) do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen. Ministrat do të bëjnë një bilanc të punës që po bëhet për burimet dhe ushtrimin e planeve të fuqishme të mbrojtjes për të cilat liderët aleatë ranë dakord në Samitin e Vilniusit. Ata gjithashtu do të adresojnë misionet dhe operacionet e NATO-s, duke përfshirë në Kosovë dhe Irak dhe do të diskutojnë dëmet e fundit në infrastrukturën nënujore midis Estonisë dhe Finlandës, thuhet në komunikatën e NATO-s sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat