​Agresioni ndaj Kosovës, ish-admirali kroat: KFOR-i duhet të ketë rol parandalues

Aktuale

​Agresioni ndaj Kosovës, ish-admirali kroat: KFOR-i duhet të ketë rol parandalues

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 14:58
Ivica Mandiq

Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës ishte shkas për përdorimin e ushtrisë serbe kundër Kosovës, thotë ish-shefi i Qendrës për Studime Mbrojtëse dhe Strategjike i Akademisë ushtarake kroate, Ivica Mandiq. Thekson se sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës, të dielën e 24 shtatorit, ishte i sponsorizuar jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga Moska.

Mandiq në intervistën për KosovaPress, vlerëson lart punën e Policisë së Kosovës ne ditën kur terroristet serbë e sulmuan me altileri të ndryshme luftarake e armatim ushtarak. Derisa thekson se KFOR-i, duhet të ketë rol më të madh parandalues në Kosovë

Mandiq: Sulmi terrorist ne Kosovë ishte planifikuar për shkas për përdorimin e ushtrisë serbe kunder Kosovës

“Sulmi terrorist në Kosovë ishte planifikuar si shkas për përdorimin e ushtrisë serbe kundër Kosovës, për të zgjidhur problemet politike që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë, Serbia vendosi të përdorë dhunën, sepse negociatat që po zhvillohen sipas tyre nuk janë duke dhënë rezultatet. Për këtë arsye, kjo ishte e sponsorizuar nga shteti jo vetëm nga Beogradi, por edhe nga Moska, një grusht shteti i sponsorizuar nga shteti, terrorizëm shtetëror në Kosovë. Ajo që është jashtëzakonisht e rëndësishme është reagimi dhe mënyra se si ka reaguar Policia e Kosovës që të mos vij deri te dëmet kolaterale apo vdekje të civilëve. Për këtë arsye, një tentativë e tillë, edhe pse me pasoja fatale si për policinë, ashtu edhe për këtë paraushtarak, nuk parashikonte përdorimin e forcës. Në këtë kuptim, është e papranueshme që edhe përderisa negociatat janë duke vazhduar, një nga masat që duhet marrë pas kësaj dhune është shtimi i forcave të NATO-s dhe vendosja e tyre në Kosovë”, thotë admirali Mandiq.

E në rast se gjërat do të shkonin sipas planit të Serbisë, Mandiq thotë se do të përfitonte më së shumti Rusia, e cila do të arrinte të zhvendoste vëmendjen e NATO-s dhe Bashkimit Evropian nga lufta në Ukrainë. Njëjtë mendon edhe për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Mandiq: Moska do të përfitonte më së shumti në rast të gjakderdhjes më 24 shkurt

“Ky sulm u sponsorizua nga Moska dhe ata persona që morën pjesë në sulm u trajnuan për një kohë të gjatë nga një ekip instruktorësh ruso-serbë, për sa i përket përfitimeve nga ky sulm, Moska do të përfitonte më së shumti sepse po të kishte një gjakderdhje të madhe, Bashkimi Evropian dhe të gjithë do të duhej të rrisnin vëmendjen ndaj Kosovës, pra qetësimit të një konflikti të tillë, ku nga fokusi do të dilte Ukraina. Për këtë arsye, e përsëris, Moska do të kishte përfitimin më të madh në kuptimin që Kosova dhe Serbia do të bëheshin në qendër të historisë, si ato të sigurisë, politike dhe ushtarake, thjesht një operacion informativ i planifikuar me elementë dhune ku fokusi do të kthehej në juglindje të Evropës. Për shkak të reagimit të forcave kosovare nuk kaloi dhe politikës së Kosovës dhe vazhdimi i kësaj është sërish në shenjën e Rusisë, sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, kështu që nuk mund t'i shikoni ato dy operacione veç e veç, është një tërësi unike kur përdoren pikat nevralgjike, a janë ato në Lindjen e Mesme, Evropë është e parëndësishme në qëllimin e largimit të vëmendjes si të NATO-s ashtu edhe të Bashkimit Evropian nga lufta aktuale në Ukrainë”, thekson Mandiq.

Sipas tij, KFOR-i duhet të ketë një rol shumë më të madh në Kosovë, jo vetëm me prezencë, por në parandalimin e sulmeve të tjera të mundshme.

Mandiq: KFOR-i duhet të ketë rol më të madh parandalues në Kosovë

“KFOR-i duhet të marrë udhëzime krejtësisht të ndryshme politike nga kreu i NATO-s, duhet t’i forcohet autoriteti dhe ajo që është edhe më e rëndësishme, ai duhet të dislokojë forcat e tij dhe të përdorë forcat e veta për të vepruar në mënyrë parandaluese në mënyrë që asgjë, siç janë konfliktet ndëretnike, thjesht nuk duhet të ndodhin. Negociatat mund të zgjasin aq sa zgjasin, por nuk duhet të jenë të aranzhuara me dhunë nga njëri prej pjesëmarrësve në këto bisedime, për këtë arsye padyshim që do të ketë ndryshim në mandatin e KFOR-it dhe është e nevojshme që ai të ketë një rol shumë të madh parandalues jo vetëm prezencën këtu, por edhe me aksione që do të ndërmarrë”, thotë ai.

Gjetja e një arsenali të tërë armatimi në Banjskë, Mandiq thotë se dëshmon se po planifikohen edhe operacione të caktuara sekrete që mund të destabilizojnë zonën. Për këtë ai thekson se është sërish KFOR-i, që duhet të njoftojë autoritetet vendore që të ndërmerren operacione parandaluese.

Mandiq: Armatosja e fshehtë e serbëve, dëshmi e planifikimit të operacioneve sekrete destabilizuese

“Është thjesht diçka që nuk lejohet, armatosja e popullsisë civile të grupeve paraushtarake në një zonë ku të gjitha problemet politike, dhe ato problemet thelbësore politike të marrëdhënieve mes dy shteteve, nuk janë zgjidhur, dhe ndodh që një pjesë e popullsisë po armatoset, sidomos armatosja aq e fshehtë nënkupton se planifikohen edhe operacione të caktuara sekrete që mund të destabilizojnë zonën. Çdo destabilizim i zonës thjesht do të vonojë integrimin euroatlantik për të cilin po e synojnë Serbia edhe Kosova, të paktën me sa di unë, sjellja deklarative e Serbisë nuk është tamam e tillë. Kjo po zvarritet dhe me këtë, zhvillimi ekonomik dhe çdo zhvillim tjetër po vonohet për një kohë të gjatë, thjesht që njerëzit të fokusohen në ndërtimin e ekonomisë, shkencës, kulturës dhe arsimit të tyre. Në këtë kuptim, roli i KFOR-it, në veçanti duhet të përkufizohet ndryshe, në mënyrë që kur ata kanë informacione të tilla për armatimin, veçanërisht ndërkufitar, që mund të parandalohet thjesht duke përdorur forcat e veta, gjëja e dytë që është shumë e rëndësishme është rrjetëzimi i fotografisë së inteligjencës nga aleatët, vendet aleate që autoritetet në Prishtinë mund të dinin se me çfarë kanë të bëjnë. Të them edhe një herë, ndërmerren operacione parandaluese dhe jo represive në kuptimin që do të prodhojë dhe do të prodhojë gjithmonë dhunë”, përfundon ai.

Të dielën e 24 shtatorit, Serbia kreu agresion ndaj Kosovës, në të cilin nga terroristët serbë mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Bashkësia ndërkombëtare dënoi një sulm të tillë, por që Bashkimi Evropian ende nuk i ka vendosur sanksione Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat