​Kapja e armatimit të ri në veri, vjen reagimi i Sveçlës

Aktuale

​Kapja e armatimit të ri në veri, vjen reagimi i Sveçlës

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 18:12
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas kapjes së një sasie të re armatimi, municionesh e pajisjesh tjera ushtarake gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës në veri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës, gjë e cila tregon gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Sveçla ka theksuar se pandalshëm do të vazhdohet deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë.

Armatimi i zbuluar sot bën pjesë në arsenalin e Zveçanit dhe Banjskës.

Në kuadrin e aktivitetit policor, sot u zhvilluan bastisje në shtatë lokacione në veriun e vendit tonë.

Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

Ne pandalshëm dhe me energji shtesë do të vazhdojmë deri në çrrënjosjen e terrorizmit kundër Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat