Hovenier: I nderuar që shërbeva në ekipin e Ahtisaarit, kam mësuar duke u frymëzuar prej tij

Aktuale

Hovenier: I nderuar që shërbeva në ekipin e Ahtisaarit, kam mësuar duke u frymëzuar prej tij

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm për paqe të ish-presidentit finlandez, Martti Ahtisaari, i cili vdiq sot.

Hovenier në vitin 2006 ishte anëtar i ekipit të OKB-së të udhëhequr nga Ahtisaari dhe thotë se ka mësuar e është frymëzuar nga ai.“Unë bashkohem me popullin e Finlandës, Kosovës dhe anembanë globit në zi për vdekjen e ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Ai ia kushtoi jetën paqes dhe drejtësisë dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm për stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, shkroi Hovenier.

“Isha i nderuar të shërbeja si anëtar i ekipit të tij, duke mësuar dhe duke u frymëzuar nga një paqebërës i vërtetë”, shtoi ai, duke publikuar edhe një fotografi me laureatin e Çmimit Nobel për Paqe.

Hovenier kishte qenë pjesë e ekipit e OKB-së të udhëhequr nga i dërguari special Martti Ahtisaari, i cili ishte përgjegjës për negociatat e statusit të vendit që do të bëhej shtet në vitin 2008, mbi bazën e planit të hartuar prej tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat