Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i zgjedh organet drejtuese – Kryetar Avni Spahiu

Aktuale

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i zgjedh organet drejtuese – Kryetar Avni Spahiu

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 6 tetor 2023 e zgjodhi njëzëri Kryetar të Këshillit Ambasadorin Avni Spahiu, bëhet e ditur në njoftim të tyre.

Në këtë mbledhje të Këshillit të Ambasadorëve janë zgjedhur edhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve  që përbëhet nga nëntë anëtarë Ambasadorët Bekim Sejdiu, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Lulzim Peci, Muhamet Hamiti, Nazane Breca, Qëndrim Gashi, Vjosa Dobruna, dhe Zana Zeqiri Rudi.

Njoftimi i plotë i Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës i zgjedh organet udhëheqëse

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur më 6 tetor 2023 e zgjodhi njëzëri Kryetar të Këshillit Ambasadorin Avni Spahiu.

Z. Spahiu ka qenë ambasadori i parë i dekretuar i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht ambasadori i parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më pas, ai shërbeu Ambasador i Kosovës në Turqi, si dhe ambasador jorezident në Jordani dhe Pakistan.

Në atë mbledhje të Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës u zgjodhën edhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve, i përbërë nga nëntë anëtarë: Ambasadorët Bekim Sejdiu, Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Lulzim Peci, Muhamet Hamiti, Nazane Breca, Qëndrim Gashi, Vjosa Dobruna, dhe Zana Zeqiri Rudi.

Më datën 16 tetor 2023, Bordi i Drejtorëve i Këshillit mbajti mbledhjen e parë dhe po ashtu njëzëri e zgjodhi Ambasadorin Qëndrim Gashi Kryesues të Bordit. Z. Gashi ka shërbyer Ambasador i Republikës së Kosovës në Francë, si dhe ka qenë ambasador jorezident në Portugali, Monako dhe Andorrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat